Ish-presidenti i Ferrarit: Jam gati të rikthehem

15 dhjetor 2020 | 21:00

Luca di Montezemolo, ish-presidenti i Ferrarit, njeriu që udhëhoqi “kokëkuqen” drejt sukseseve të mëdha në Formula 1 në kohën kur pilotonte Michael Schumacher, u shpreh i gatshëm të marrë sërish drejtimin e makinës së njohur italiane.

“A mund të rikthehem te Ferrari? Këtë gjë nuk ma ka kërkuar ende njeri, por jam gati. Mendoj se e di se cilat janë problemet aktuale te Ferrarit. Unë i kam dhënë shumë dhe tani shoh me keqardhje një makinë që parakalohet dhe që nuk arrin të duelojë për fitoren”, ka thënë Montezemolo.

“Ky është një Ferrari ndryshe nga ai që drejtoja unë. Shpresoj që të zgjedhin një drejtues të saktë pas dorëheqjes së Camilleri, pasi duhet forcuar një skuadër. Nëse duan këshillën apo ndihmën time, unë jam gati”, ka deklaruar Montezemolo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga 1 janari 2021 në Gjermani hyn në fuqi pjesa…