Ish-presidenti i Filipineve arrestohet për krime kundër njerëzimit

11 mars 2025 | 12:35

Ish-presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte është arrestuar të martën në Manila me një urdhër nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për akuzat për krime kundër njerëzimit.

Ai është akuzuar për vrasje të përmbledhura gjatë fushatës së tij kundër drogës, që ka çuar në ekzekutime të dhjetëra mijëra filipinasve.

Arrestimi i Duterte ka ndodhur në aeroportin e Manilës, pas një udhëtimi në Hong Kong. Avokati i tij, Salvador Panelo, ka thënë se arrestimi ishte i paligjshëm, pasi Filipinet janë tërhequr nga Gjykata Penale Ndërkombëtare gjatë kohës që Duterte ishte president.

Duterte, 79 vjeç është larguar nga posti i presidentit në vitin 2022, por mbetet ende një figurë me ndikim të madh në politikën e Filipineve. Aktivistët kanë thënë se shumica e viktimave të luftës kundër drogës ishin filipinas të varfër dhe të mitur, të cilët nuk kishin lidhje me tregtinë e drogës.

Pavarësisht vrasjeve masive, vetëm një numër i vogël i personave janë dënuar për to, ndërsa vlerësimet flasin për rreth 30 mijë viktima.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Supreme me vendimin e  27 shkurtit 2025 ka refuzuar…