Ish-presidenti i Realit në gjendje të rëndë nga koronavirusi
17 mars 2020
| 22:52
Ish-presidenti i Real Madridit, Lorenzo Sanz, raportohet se është në kujdesin intensiv në një spital spanjoll, duke vuajtur nga coronavirusi.
Sipas “Marcas”, Sanz është në gjendje të rëndë dhe u dërgua në spital me ethe të larta.
76-vjeçari është në grupin që janë me rrezik të lartë për ata që kanë COVID-19. Sanz ishte presidenti i Real Madridit nga 1995 deri në 2000, ku në periudhën e tij, klubi fitoi dy trofe të Ligës së Kampionëve, në finale ndaj Juventusit dhe Valencias. Nuk ka më shumë informacione për gjendjen e tij, por pritet që të ketë në vijim.