Ish-presidenti i Shqipërisë shtrihet në spital, Pacolli: Jam në dispozicion të familjes Nishani
Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, i ka uruar shërim të shpejt ish-presidentit Bujar Nishani, i cili është i shtrirë në spital si pasojë e komplikimeve shëndetësore.
Pacolli ka thënë se është në dispozicion të plotë të familjes Nishani.
“Nga zemra lutem dhe i uroj mikut tim dhe ish-presidentit shqiptar, Bujar Nishani shërim të shpejt dhe kthim sa më të shpejtë në familjen e tij. Unë jam në dispozicion të plotë të familjes Nishani në këto momente”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ish-presidentit Bujar Nishani, i cili është rikthyer në sanatorium pasi ka kaluar koronavirusin duke pasur të nevojshme ndihmën mjekësore.
Nishani është rikthyer në sanatorium me simptomat të post-Covidit dhe ka shenja pneumonie në mushkëri.
Gjendja e tij është stabile dhe ndodhet nën kujdesin e vazhdueshëm të mjekëve.