Ish-presidenti kilian humb jetën në një aksident me helikopter
06 shkurt 2024
| 21:39
Ish-presidenti kilian, Sebastian Piñera u vra kur helikopteri me të cilin po udhëtonte u rrëzua këtë të martë në komunitetin e Lago Ranco në rajonin e Los Rios, njoftoi agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar gazetën kiliane La Tercera.
Sebastian Piñera shërbeu si president i Kilit nga 2010 në 2014 dhe nga 2018 në 2022.
Ai vdiq këtë të martë në moshën 74-vjeçare.
Tre pasagjerë të tjerë i mbijetuan rrëzimit të helikopterit në qytetin jugor të Lago Ranco.