Ish-presidenti Meidani reagon ndaj aktakuzave të Speciales kundër drejtuesve të UÇK-së

05 nëntor 2020 | 15:27

Ish-presidenti i Shqipërisë, Rexhep Meidani, ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzave kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit,

“Çudi! Nuk u prit as rezultati i zgjedhjeve presidenciale në ShBA! Përse kaq ngut?!… A nuk duket kjo si një pamje konkrete e ‘minishengenit special’ me frymëzimin konkret të ministrit të Millosheviqit – sot pasues i zellshëm i atij te fundit në sulmin frontal ndaj popullit shqiptar të Kosovës dhe luftës çlirimtare të tij, të vetë shtetit të Kosovës dhe institucioneve të tij!…”, ka shkruar Meidani në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhudistja Laura Fazliu, është kualifikuar në finale të Kampionatit Evropian…