Ish-presidenti Moisiu sot feston ditëlindjen e 95-të

01 dhjetor 2024 | 15:46

Ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. sot ka festuar ditëlindjen e 95-të. Me këtë rast, urim pranoi nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Përveç urimeve, Begaj e quan të shkëlqyer Moisiun, që ka dhënë kontribut të çmuar për popullin shqiptar.

“Në ngjarjen e gëzueshme të 95-vjetorit të datëlindjes suaj, bashkohem me familjarët, miqtë dhe dashamirësit Tuaj të shumtë për t’ju transmetuar urimet e mia më të përzemërta për shëndet të plotë, jetë të gjatë dhe aktive. Në rrugëtimin historik të shtetit shqiptar, Ju, i nderuar President Moisiu, keni dhënë kontribute të shumta e të çmuara, për të cilat populli shqiptar Ju vlerëson me konsideratë të lartë”, ka shkruar Begaj në Facebook.

“Në çdo hap që keni hedhur, Ju keni shkëlqyer! Ju kontribuuat me përgjegjësi gjatë ushtrimit të detyrës së Kreut të Shtetit, veçanërisht në kohë zhvillimesh të vështira, por edhe me urtësi, ekuilibër dhe frymë përbashkuese në konsolidimin e demokracisë, shtetit të së drejtës, parimit të të drejtave dhe lirive themelore, si dhe forcimit të imazhit ndërkombëtar të Shqipërisë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Londër në një gare ndërkombëtare, Dr Bardhyl Rraci e…