Ish-presidenti Nishani: Kosova është Jerusalemi i shqiptarëve

06 gusht 2018 | 13:48

Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, duke i komentuar debatet e fundit për dhe rreth Kosovës, ka thënë se shteti ynë është kolona kryesore e sigurisë kombëtare për shqiptarët.

Madje, Nishani ka thënë se Republika e Kosovës është Jerusalemi i shqiptarëve.

“Kosova nuk është çështje thjesht e një shteti, por kolona kryesore e sigurisë kombëtare për shqiptarët. Në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Luginë apo kudo qofshin ata, anekënd botës. Jo rastësisht, ndër shekuj, kryengritjet për liri të shqiptarëve kanë nisur nga Kosova. Andaj Kosova është Jerusalemi i shqiptarëve”, ka shkruar Nishani në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

https://www.facebook.com/288438424538934/photos/rpp.288438424538934/1769515516431210/?type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Situata aktualisht është e tillë që kemi një mundësi të…