Ish-presidenti rus tallet me Ukrainën: Rusia dhe Amerika janë në dhomën e ngrënies, Kievi është pjata kryesore

19 mars 2025 | 10:29

Dmitry Medvedev, ish-presidenti i Rusisë, është tallur me Ukrainën pas telefonatës mes presidentit Donald Trump dhe Vladimir Putin.

Medvedev, një aleat kyç i Putinit, i cili është gjithashtu nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, tha se biseda tregoi se vetëm Moska dhe Uashingtoni janë “në dhomën e ngrënies, ndërsa Ukraina është pjata kryesore”.

“Meze të lehta – lakër brukseli, peshk dhe patate të skuqura britanike dhe gjel Parisi. Pjata kryesore është një kotëletë e stilit Kiev. Shijoni vaktin tuaj!”, shprehet ai.

Kujtojmë se Trump tha në Truth Social se biseda me Putin ishte “një bisedë shumë e mirë dhe produktive”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prej sot, për tri ditë, do të mbahet e pamja…