Ish-presidenti Sejdiu, i pikëlluar për vdekjen e Kaidanow: I falem me respekt përkujtimit të saj jetësor!
Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, e ka pranuar me pikëllim të thellë lajmin e ndarjes nga jeta të ambasadores së parë të ShBA-së në Kosovë, Tina Kaidanow.
Ai mes tjerash ka shkruar në “Facebook” për punën dhe përkushtimin e Kaidanow-it në raport me shtetin e Kosovës.
“Zonja ambasadore ishte plot energji dhe maksimalisht e fokusuar gjatë mandatit të saj duke e ndihmuar dhe përkrahur Kosovën për të arritur qëllimin madhor, pra pavarësinë. Ishte thjeshtë, e qartë dhe e drejtpërdrejt në komunikime publike. Kisha raporte jashtëzakonisht të mira. Në veprimtaritë e saj të përgjithshme të atyre viteve, nuk mund të gjej asnjë detaj që ajo tregoi shenja lodhjeje. Natyrisht se ishte e përzgjedhura e presidentit Bush dhe Sekretares së shtetit Condoleezza Rice që ajo Kaidanow të jetë ambasadorja e parë e ShBA-së në Kosovë. Shoqëria e Kosovës dhe shteti ynë ishin me shumë fat që ajo gjendej në vendin e duhur në kohën e duhur”, ka shkruar Sejdiu.