Ish-presidenti Sejdiu pret në takim lamtumirës ambasadorin e Bullgarisë
26 mars 2019
| 17:10
Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e Bullgarisë në Prishtinë, Nedialtcho Dimitrov Danatchev.
Sejdiu e ka falënderuar ambasadorin Danatchev për përkrahjen që Bullgaria i ka dhënë Kosovës, posaçërisht në rrugën drejt integrimeve evropiane.
Gjithashtu, Sejdiu ka shprehur falënderimin për punën dhe angazhimin e tij në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet të dyja vendeve.
“Me ambasadorin Danatchev, diskutuam edhe për lojën e mbrëmshme në mes të Kosovës dhe Bullgarisë, me ç’rast pamë një lojë të mrekullueshme”, ka thënë Sejdiu.
/Epoka e re/