Ish-presidenti serb: Asociacioni nuk mund të jetë i pavarur prej Kosovës
Ish-presidenti i Serbisë, tash kryetar i partisë SDS, Boris Tadiq, ka bërë disa komentime rreth arrestimit të së hënës të Marko Gjuriq në Kosovë.
Ai ka thënë se Delegacioni serb e ka pasur të ndaluar të futej në territorin Kosovës, duke thënë se Lista Serbe, këtu u bë pjesë e një shfaqjeje.
“Përfaqësuesit e Listës Serbe, parti e krijuar nga Vuçiq, ka marrë përsipër vullnetarisht rolin në këtë teatër”.
Më tej Tadiq, ka folur edhe për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, shkruan RTS, përcjell Klan Kosova.
“Zyrtarët serbë paralajmëruar formimin e njëanshëm të Asociacionit, pa pjesëmarrjen e Prishtinës dhe kjo është një fyerje ndaj të menduarit të çdo njeriu”.
“Sistemi Juridik i Kosovës së pavarur shtrihet në gjithë territorin e saj dhe se komunitetet nuk mund të jenë jashtë këtij sistemi”, ka thënë Tadiq ndër të tjera në një letër publike.
Më tej ai ka thënë se gjatë arrestimti të Gjuriq ka pasur përdorim të tepruar të forcës, gjë që sipas tij ka ndodhur pas urdhrit të përbashkët të presidentit, Hashim Thaçi dhe kryeministrit, Ramush Haradinaj.