Ish-presidenti Thaçi e telefonon nënën nga Haga, e uron për ditëlindje
04 gusht 2021
| 20:25
Nënë Hyrë, nëna e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, sot feston ditëlindjen. Ajo ka mbushur 84 vjet.
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit, në një postim të tij në llogarinë e tij në Instagram, ka publikuar një foto ku shihen gjyshërit e tij.
Endriti përmes këtij postimi, ka bërë me dije se ish-presidenti e ka telefonuar nënën nga Haga, ku edhe ndodhet në paraburgim.
“Urimi më i dashur për ditëlindjen e saj. Gjyshja në telefon me babin”, ka shkruar Endriti në Instagram.