Ish-presidentja e Koresë së Jugut dënohet me 24 vjet burgim
06 prill 2018
| 10:48
Ish-presidentja e Koresë së Jugut, Park Geun-hye, u dënua me 24 vjet burgim, pasi u gjet fajtore për shpërdorim të pushtetit.
Vendimi u transmetua drejtpërdrejt në televizion dhe paraqet kulminacionin e skandalit që ka tronditur Korenë e Jugut, duke shkaktuar zemërim kundër elitave politike dhe biznesore.
Park është përballur me një varg akuzash për korrupsion.
Ajo nuk ka qenë e pranishme në gjykatë kur është shpallur vendimi.