Ish-presidentja e Kosovës: Srebrenica është dhembja e vuajtja jonë
11 korrik 2021
| 23:34
Ish- presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në 26 vjetorin e masakrës së Srebrenicës ka thënë se bashkëndien me familjarët e viktimave.
Ajo me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se Srebrenica është dhimbje dhe vuajtje.
“Dhembja është e njejtë, plagët ende të hapura, dhe vaji i nënave këmbues! Njëzet e gjashtë vite pas Masakrës së Srebrenicës- krimit më të tmerrshëm që njeh historia e njerëzimit që pas Luftës së Dytë Botërore- bashkëndjejmë me familjarët e mbi 8,000 djemve e burrave që u vranë barbarisht nga ushtria serbe”, ka shkruar Jahjaga.
“Srebrenica është dhembja e vuajtja jonë, por edhe mësimi më i madh që mund të nxjerrim për të mos lejuar që një krim i tillë të përsëritet kurrë më!”, ka thënë Jahjaga.