Ish-presidentja Jahjaga: Na la një njeri i urtë, i sjellshëm dhe fisnik!

13 gusht 2021 | 22:47

Ish-presidentja Atifete Jahjaga ka thënë se me pikëllim ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta të mikut dhe ish-këshilltarit e bashkëpunëtorit të saj, Ramush Tahiri.

“Me Ramushin kaluam nëpër batica e zbatica politike gjatë kohës sa isha presidente e Republikës. E çmoja për maturinë e tij dhe besimin e palëkundur se mund të zgjidhen problemet edhe kur ato dukeshin të pazgjidhshme. Na la një njeri i urtë, i sjellshëm dhe fisnik! Ngushëllime familjes dhe miqëve!”, ka shkruar Jahjaga në llogarinë e saj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për vdekjen e politologut Ramush Tahiri ka shkruar edhe kryetari…