Ish-presidentja Jahjaga ngjitet në bjeshkë
13 korrik 2018
| 21:51
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka shijuar bukuritë e grykës së Rugovës.
Ajo me ftesë të Balkan Natural Adventure të premten është ngjitur në Via Ferrata.
“Përpos që mbeta pa frymë me bukuritë e Grykës së Rugovës, mbeta pa frymë edhe nga ky angazhim i jashtëzakonshëm sportiv në këtë rajon. Me ftesë të Balkan Natural Adventure sot u ngjita në Via Ferrata. Një përvojë e paharrueshme”, ka shkruar Jahjaga në llogarinë e saj në “Facebook”.
/Epoka e re/