Ish-presidentja Jahjaga shtroi iftarin e parë të Ramazanit për gazetarët afganë

24 mars 2023 | 00:07

Me rastin e fillimit të muajit të agjërimit, Ramazanit, ish-presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, iftarin e parë të këtij muaji e shtroi për gazetarët afganë të strehuar në Kosovë.

Gjatë këtij iftari, kolegët afganë patën rastin të njihen nga afër me ish-presidenten Jahjaga, teksa i treguan përvojat e tyre të ikjes nga Afganistani pas marrjes nën kontroll nga Talebanët, si dhe disa nga traditat e tyre në pritjen e këtij muaji.

Teksa, Jahjaha njoftoi gazetarët për Fondacionin që e drejton, si dhe punën që bënë për fuqizimin e grave në Kosovë.

Gazetarët afganë shoqëroheshin nga kryetari i Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha dhe drejtoresha ekzekutive, Getoarbë Mulliqi Bojaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
25-vjetori i Betejës së Dukagjinit, solli në “Politiko”, rrëfimin e…