Ish-presidentja Jahjaga takon Hillary Clintonin: Miqësia jonë vazhdon të jetë e fortë

09 maj 2022 | 21:13

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka takuar ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.

“Sot pata nderin ta takoj miken tonë të madhe, ish Sekretaren amerikane të Shtetit Hillary Clinton në New York. Gjatë takimit tonë diskutuam për të arriturat dhe sfidat me të cilat po përballemi në Kosovë dhe rajon”, ka shkruar Jahjaga në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ajo ka shkruar se gjithmonë falënderuese për rolin kyç që sekretarja Clinton dhe administratat amerikane e kanë luajtur për të sjell paqe në Kosovë dhe për të na ndihmuar në shtet ndërtimin tonë.

“Pas tërë këtyre viteve miqësia jonë vazhdon të jetë e fortë dhe është simbol i miqësisë së pathyeshme mes Kosovës dhe SHBA-ve”, ka shkruar ish-presidentja Jahjaga.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aeroplan i nisur nga Aeroporti i Tiranës është goditur…