Ish-presidentja Jahjaga viziton shkollën fillore “Xhemail Mustafa”
Ish-presidentja Atifete Jahjaga ka vizituar shkollën fillore “Xhemail Mustafa”, ku pati një bashkëbisedim të hapur me nxënësit e kësaj shkolle në lidhje për rolin e grave shqiptare gjatë luftës në Kosovë.
“Gjatë bashkëbisedimit me nxënës, vërejta një dëshirë të këtyre të rinjve për ndryshime pozitive në Kosovë dhe një ambicie që sinjalizon që Kosova ka potencial të pakrahasuar me të rinj të tillë. Diskutime të këtij lloji që inkuadrojnë të rinjtë dhe që prekin tema rrënjësore të një shoqërie të shëndoshë e demokratike, janë një mënyrë shumë efikase e zhdukjes së pabarazisë gjinore”, ka thënë Jahjaga pas këtij bashkëbisedimi me nxënësit.
Ajo ka inkurajuar të rinjtë e Kosovës që të jenë sa më vokal dhe të vetëdijesuar për kauza që nuk e prekin vetëm një grup të shoqërisë, por që na afektojnë të gjithë qytetarëve.
/Epoka e re/