Ish-presidentja Jahjaga: Vrasjet në Gjakovë, turp për shoqërinë dhe institucionet
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka folur për çështje të ndryshme që e preokupojnë shoqërinë tonë e sidomos për të drejtat e grave.
Vrasjen e fundit në Gjakovë ish-presidentja Jahjaga e ka quajtur turp për shoqërinë dhe institucionet tona. “Jo që është e dhimbshme por është e turpshme. Është turp i shoqërisë sonë dhe turp i institucioneve që në mënyrë të vazhdueshme po dështojmë t’i përmbushim obligimet tona ligjore”, është shprehur ajo.
Ajo ka thënë se po dështojmë si shtet për shkak të mungesës së llogaridhënies. “Nuk ka llogaridhënie, askush nuk po mbahet përgjegjës. Nuk është vetëm ky rast, kjo është duke ndodhur me vite të tëra me radhë. Edhe sa femra të tjera duhet të vriten derisa ne duhet të vetëdijesohemi si shoqëri”, ka deklaruar Jahjaga, për “RTD”.
Ish-presidentja ka thënë se institucionet tona duhet ta kryejnë punën e tyre. “Institucionet tona duhet vetëm ta kryejnë punën e tyre për çfarë janë thirrur, asgjë tjetër”, deklaroi ajo.