Ish-presidentja kroate shihet si favoritja kryesore që do ta drejtojë NATO-n

23 mars 2022 | 18:05

NATO po kërkon një pasardhës të Sekretarit të Përgjithshëm Jens Stoltenberg.

Ish-kryeministri norvegjez Stoltenberg ka mbajtur pozicionin më të lartë civil në NATO që nga tetori i vitit 2014.

Anëtarët e Aleancës ia zgjatën kontratën deri në shtator të vitit 2022.

Shumë diplomatë thonë se është koha që një grua të drejtojë NATO-n. Gazeta franceze Les Echos shkruan se në lojë janë gjashtë kandidatë që mund të pasojnë Stoltenberg. Midis tyre janë ish-shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, zëvendëskryeministrja belge, Sophie Wilmes, ish-kryeministrja britanike, Theresa May, ish-presidentja e Estonisë, Kersti Kaljulaid, ish-ministrja holandeze e Mbrojtjes, Jeanine Hennis-Plasschaert dhe ish-presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviq.

Les Echos shkruan se favorite është Kolinda Grabar-Kitaroviq, e cila tashmë ka punuar në NATO si ndihmëse e sekretares së përgjithshme. Politico shkroi se Grabar-Kitaroviq mund të mburret me një nga biografitë më mbresëlënëse në mesin e shefave potencialë të ardhshëm të NATO-s, raporton index.hr.

Ndër të tjera ajo ishte ministre kroate për Evropën dhe ministre e Punëve të Jashtme. Ajo luajti një rol të fortë në aplikimet e suksesshme të Kroacisë për anëtarësimin në BE dhe NATO. Ajo shërbeu gjithashtu si ambasadore në Shtetet e Bashkuara nga viti 2008 deri në 2011, që do të thotë se ka lidhje të forta me Uashingtonin, i cili do të ketë një rol vendimtar në vendimin për një sekretar të ri të përgjithshëm të NATO-s.

Si bashkëpunëtore në Institutin e Politikës Universitare Amerikane, Grabar-Kitaroviq mbajti këtë pranverë një seminar mbi të ardhmen e NATO-s që mund të shërbejë si një audicion për një punë të re, duke theksuar se ajo kaloi disa kohë në këtë fushë në Afganistan ndërsa punonte si ndihmës Sekretari i Përgjithshëm.

“Më pëlqeu puna ime në NATO, përvoja e përbashkët e punës dhe atmosfera”, tha Grabar-Kitaroviq në fillim të leksionit, ku mori pjesë edhe ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s nga viti 2004 deri në 2009, Jaap de Hoop Scheffer, një ish-ministri i Jashtëm holandez.

De Hoop Scheffer u pasua nga ish-kryeministri danez Anders Fogh Rasmussen, i cili i parapriu Stoltenberg-ut dhe disa anëtarë të NATO-s thanë se ishte e vështirë të imagjinohej që aleatët të zgjidhnin dikë që nuk kishte qenë më parë kreu i shtetit apo i qeverisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës të mërkurën ka mbajtur mbledhjen e rregullt,…