Ish-presidentja zvicerane dekorohet me Urdhrin e Pavarësisë
07 shtator 2022
| 20:33
Ish-presidentja e Zvicrës, Micheline Calmy-Rey është dekoruar nga presidentja Vjosa Osmani me Urdhrin e Pavarësisë.
“Për kontributin e çmuar për pavarësinë e Kosovës dhe për forcimin e marrëdhënieve miqësore në mes të Republikës së Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane, sot e kam dekoruar znj. Calmy-Rey me Urdhrin e Pavarësisë”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj në “Facebook”.
Presidentja Osmani ka thënë se Calmy-Rey ende vazhdon të avokojë në mbrojtje të Kosovës edhe pas përfundimit të angazhimit të saj aktiv në politikë dhe mbetet një mike e çmuar e Kosovës dhe e popullit të saj.