Ish-profesori i Kurtit jep dorëheqje nga Vetëvendosje
21 qershor 2024
| 10:48
Salem Lepaja, ish-profesor i njohur i Universitetit të Prishtinës, ka dhënë dorëheqje nga Lëvizja Vetëvendosje.
Në një shkrim të shkurtër, Lepaja nuk ka treguar arsyet e kësaj dorëheqjeje.
“Të nderuar miq të FB! Ju njoftoj se nuk jam më anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV). Salemi”, ka shkruar Lepaja në “Facebook”.