Ish-prokurorja e EULEX-it që raportoi për korrupsion brenda këtij misioni fiton gjyqin me qeverinë britanike

03 korrik 2022 | 14:16

Aktivistja Flutura Kusari nëpërmjet një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka bërë me dije se sinjalizuesja Maria Thuraja-Bamieh ka fituar rastin e saj gjyqësor me qeverinë britanike.

Thuraja-Bamieh derisa ishte prokurore në EULEX, kishte raportuar për dyshime për korrupsion brenda misionit ndërkombëtar në Kosovë që synonte forcimin e ligjit.

Për shkak të këtij raportimi, asaj i ishte shkëputur kontrata parakohshëm, ndërsa tani qeveria britanike do t’i paguajë asaj gjysmë milioni euro.

Kusari ka thënë se ndihet krenare me të dhe se i ka ndihmuar në procesin e saj përmes “European Centre for Press and Media Freedom ECPMF.”

Postimi i plotë i Kusarit:

Ish-prokurorja Bamieh përqesh EULEX-in për rastin Limaj - Gazeta Online  INSAJDERI

Foto: Maria Thuraja-Bamieh

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jamie Carragher ka folur për sezonin që zhvilloi skuadra e…