Ish-pronari i Formula 1: Hamiltoni është më superior se vetë ky sport

05 maj 2020 | 22:45

Ish-pronari i Formula 1, Bernie Ecclestone e ka lavdëruar pilotin e Mercedesit, Lewis Hamilton, i cili është kampion i gjashtëfishtë i botës.

“Hamilton është më i madhi nga të gjithë. Është një vlerë që e kalon atë të Formula 1, është më superior se vetë ky sport. Në këtë sport nuk ka një manual përdorimi, asnjë nuk të thotë se çfarë duhet të bësh. Lewis ka arritur një bilanc të përkryer, që e çon në një nivel superior, jo vetëm në pistë por edhe kur flet”, ka thënë Ecclestone. (V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi shqiptar i Napolit, Elseid Hysaj në verë mund të…