Ish-punëtorët e “Rilindjes” sërish kërkojnë pagesën e 20-përqindëshit
14 shtator 2021
| 12:54
Sindikata e gazetës “Rilindja” ka kërkuar pagesën e 20-përqindëshit nga Qeveria e Kosovës.
Ata kanë kërkuar edhe njohjen e stazhit për punën e bërë në gazetat “Rilindja” dhe “Bujku”.
Zeqir Bekolli nga kjo sindikat, ka thënë se ata do të vazhdojnë të kërkojnë të drejtat e tyre, madje edhe mund të ushtrojnë padi ndaj ëeverisë, raporton “EO”.
Sipas tij, brenda “Rilindjes” kishte shtatë ndërmarrje, ku gjithsej rreth 218 punëtorë nuk janë duke e gazuar kontributin dhe pagesën prej 20 për qind.
Bekolli ka paralajmëruar se në rast të uljes së rasteve me Covid-19, ata do të dalin më protesta apo edhe do të mbajnë grevë deri në realizimin e kërkesave të tyre.
Kurse Besim Kajtazi ish-punëtorë ka thënë se atyre është duke iu bërë padrejtësi e madhe.