Ish-rektori i Universitetit të Gjakovës i bashkohet koalicionit AAK-Nisma
Ish-rektor i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, Artan Nimani, i është bashkuar sot koalicioni AAK-Nisma.
Në një konferencë për medie, liderët e këtij subjekti politik kanë bërë me dije se Nimani përfaqëson subjektin politik “Forumi Intelektual E-2030”, i cili në zgjedhje do të garojë bashkë me koalicionin AAK-Nisma.
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka treguar detaje të këtij bashkëpunimi.
“Forumi Intelektual Europa 2030, i bashkohet Koalicionit Aleanca për Ardhmërinë Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. AAK, NISMA Socialdemokrate dhe Forumi Intelektual E-30 dakordohen që të punojnë së bashku për Shtetin e Kosovës dhe përcaktohen të jenë të hapura për zgjerim të koalicionit me të gjitha ato parti politike, nisma qytetare apo shoqata që përfaqësojnë sfera të ndryshme interesi e që për synim kanë ndaljen e degradimit të shtetit, rikthimin e demokracisë si parakusht të një zhvillimi të qëndrueshëm e afatgjatë, si dhe integrimin e Kosovës në strukturat euro-atlantike, kjo në partneritet të përhershëm me aleatët strategjikë, SHBA dhe BE”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.