Ish-reporteri i ‘Tanjug’-ut thotë se për Hashim Thaçin ka dëgjuar pas lirimit të tij nga UÇK-ja
10 tetor 2023
| 12:42
Ish-reporteri i Tanjugut, Nebojsha Radosheviq, ka thënë se për ish-presidentin Hashim Thaçi, ka dëgjuar pas lirimit të tij nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) dhe ishte njoftuar nga policia serbe.
“Për Thaçin mbase për herë të parë kam dëgjuar kur policia në mënyrë publike tha se Thaçi ishte komandant i Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, kur policia lëshoi arrest për të. Kam dëgjuar më vonë, pasi jam liruar”, ka thënë Radosheviq.
Po ashtu, dëshmitari e ka pranuar se në asnjë deklaratë të tij të mëhershme të dhënë në hetuesi, nuk e ka përmendur që kushëriri i tij, gjenerali Dushan Samargjiq e ka njoftuar për një përgjim që i është bërë gjatë luftës në Kosovë, të një bisede të telefonike në mes të Hashim Thaçit dhe Adem Demaçit.