Ish-reprezentuesi i Kosovës prezantohet te Kukësi
17 qershor 2019
| 14:45
Skuadra e Kukësit po vazhdon përforcimet për edicionin e ri futbollistik.
Pas Emiljano Mustës dhe Markovanbasten Çemës, Kukësi ka zyrtarizuar edhe portierin Ilir Avdyli, i cili ishte pjesë e Përfaqësues së Kosovës. 29-vjeçari ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare me nënkampionët e Superiores, teksa do të luftojë për një vend titullari me gardianin Stivi Frashëri.
Avdyli në të kaluarën ka veshur fanellën e KEK-ut, Drenicës, Ferizajt, Hajvalisë, Tiranës, Llapit, Shkëndijës së Tetovës. Sezonin e fundit 29-vjeçari nga Podujeva ishte pjesë e Kamzës, skuadër që u përjashtua nga FSHF pas dhunës të ushtruar ndaj gjyqtarit Eldorian Hamiti.