Ish-reprezentuesi i Malit të Zi përforcon Lirinë
Skuadra e Lirisë është përforcuar me Blazho Igumanoviq, i cili luan në pozitën e mbrojtësit të majtë. Ai ka një karrierë të begatshme me skuadrat malazeze si: Zeta,Rudar,Sutjeska, Titograd dhe së fundi Buduqnosti. Poashtu, ka luajtur dhe në Kazakistan (Astana), ku ka dal kampion, pastaj në Poloni (Zavish) e Bullgari (Montana).
Igumanoviq, ka qenë edhe pjesë e Kombëtares malazeze për 24 herë radhazi. Ndërsa, në vitin 2013 ishte zgjedhur lojtar i vitit në shtetin fqinj. Gjatë karrierës në klubet malazeze, ka fituar dy tituj kampioni dhe dy Kupa.
“Jam i kënaqur me kushtet, pritjen e bashkëlojtarëve. Jasmini (Jasmin Muhoviq, lojtar aktual i Lirisë) më ka folur shumë mirë për njerëzit, qytetin dhe gjithçka. Pres që të kemi sa më shumë sukses, ftoj tifozët që bashkarishtë të arrijmë suksesin drejt Superligës. Këtë e meriton ky qytet i bukur”, ka thënë Igumanoviq. Ndërsa trajneri i Lirisë, Skënder Shengyli, ka deklaruar: “Besojmë në përvojën e tij të madhe. Liria mund të përfitojë shumë nga angazhimi tij”.