Ish-reprezentuesi i Zvicrës aderon në PDK
Ish-lojtari i Evertonit dhe tani lojtari i FC Zürich, Shani Tarashaj ka aderuar zyrtarisht në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).
Ketë të diel janë mbajtur zgjedhjet në nëndegën e PDK-së në Cyrih.
Në këtë mbledhje u zgjedh kryesia e re e nëndegës së PDK’së në Zürich, ku kryetar i saj është zgjedhur Shaip Kadriaj. Të zgjedhur si anëtarë të kryesisë janë: Korab Haziri, Tush Prenaj, Sejdi Haliti, Bujar Beqiraj, Milazim Thaqi, Gani Mataj.
Përveç kryesisë, dega atje prezantoi edhe aderimin më të ri në parti, Shani Tarashajn, ish-reprezentues i Zvicrës.
Tarashaj i cili luan në FC Zürich e që më parë ka luajtur në Bundesligë tek Eintracht Frankfurt dhe për kombëtaren e Zvicrës, tani është zyrtarisht anëtari më i ri i PDK-së.
Kështu ka bërë të ditur përmes rrjetit social “Facebook” vet Kadriaj.
Postimi i plotë i tij:
Të dielën me datë 27 qershor, Partia Demokratike e Kosovës, nëndega Zürich, ka mbajtur kuvendin zgjedhor. Nga ky kuvend u vendos që kryetar të zgjidhem unë̈, Shaip Kadriaj.
Anëtaret e kryesisë̈ të zgjedhur janë: Korab Haziri, Tush Prenaj, Sejdi Haliti, Bujar Beqiraj, Milazim Thaqi, Gani Mataj.
Takimi është̈ hapur nga anëtari i kryesisë̈ së nëndegës, Sejdi Haliti i cili ka përcjellur një telegram që i ka dërguar kësaj nëndege, drejtori i departamentit për diasporën në PDK, Elmi Reçica.
Për punën e deritanishme në nëndegë gjatë mbledhjes ka raportuar Tush Prena. Gjithashtu për programin dhe rrugëtimin e deritanishëm të PDK’së në Zürich, ka folur Sabri Sherifi.
Në PDK ka arritur një super aderim, ku bëhet fjalë për ish-futbollistin e Evertonit, Shani Tarashaj.
Tarashaj i cili luan në FC Zürich e që më parë ka luajtur në Bundesligs tek Eintracht Frankfurt dhe për kombëtaren e Zvicrës, është zyrtarisht anëtari më i ri i PDK’së.
Unë si kryetar i ri i nëndegës së PDK’së, kam shprehur falënderimin për të gjithë̈ anëtarët e nëndegës së PDK’së në Zürich dhe kam uruar sukses për kryesinë e re.
Ne si kryesi e re, do të punojmë vazhdimisht që nëndegës në Zürich t’i bashkëngjiten edhe shumë anëtarë të rijnë, me të cilët do të fuqizohemi dhe së bashku do të kontribuojmë në të mirë të vendit tonë.