Ish-sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo të hënën në Tiranë

15 maj 2022 | 15:03

Në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, vendin tonë të hënën pritet ta vizitojë ish-sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo.

Gazetari Top Channel , Muhamed Veliu mëson së zoti Pompeo vjen më ftesë të kryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

Në kryesinë e kuvendit pritet të mbahet një aktivitet nga ku Pompeo do të jetë folësi kryesor.

Gjatë qëndrimit në Tiranë ish sekretari Pompeo do të marrë titullin e nderit “Doctor Honoris Causa” nga universiteti i Tiranës.

Pompeo është një politikan, diplomat dhe biznesmen amerikan që shërbeu nën Presidentin Donald Trump si drejtor i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) nga 2017 deri në 2018 dhe si Sekretari i 70- të i Shtetit i Shteteve të Bashkuara nga viti 2018 deri në 2021.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Massimiliano Allegri, trajneri i Juventusit, në prag të ndeshjes kundër…