Ish- sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, viziton Tiranën
15 maj 2022
| 18:28
Të hënën pritet ta vizitojë Ish-sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo.
Zoti Pompeo vjen më ftesë të kryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.
Në kryesinë e Kuvendit pritet të mbahet një aktivitet nga ku Pompeo do të mbajë një fjalim.
Gjatë qëndrimit në Tiranë ish sekretari Pompeo do të marrë titullin e nderit “Doctor Honoris Causa” nga universiteti i Tiranës.
Pompeo është një politikan, diplomat dhe biznesmen amerikan që shërbeu nën Presidentin Donald Trump si drejtor i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) nga 2017 deri në 2018 dhe si Sekretari i 70- të i Shtetit i Shteteve të Bashkuara nga viti 2018 deri në 2021.