Ish-sekretari britanik kritikon pesë shtetet e BE-së për mosnjohjen e shtetit të Kosovës
Denis MacShane, ish-ministri britanik për Evropën në kabinetin e Tony Blairit, ka kritikuar shtetet anëtare të BE-së që nuk po e njohin pavarësinë e Kosovës.
Reagimin e tij, MacShane e ka bërë përmes një postimi në “Twitter”, duke shpërndarë një opinion të gazetarit Jeremy Cliffe ku ai flet për zgjerimin e mëtejmë të BE-së.
“Ekziston një rrezik i vërtetë se BE-ja mund të ‘humbasë’ shtetet në skajet e saj lindore nga destabiliteti dhe zhgënjimi, nëse ajo pengon rrugën e tyre drejt anëtarësimit”, ka thënë Cliffe.
Ndërsa MacShane ka thënë se është marrëzi që pesëshja e BE-së nuk e njeh Kosovën si shtet. “Jam dakord, por asnjë lob efektiv nuk po e argumenton këtë dhe qeveritë kombëtare bllokojnë shumicën e përpjekjeve – marrëzi surreale nga Spanja, Greqia, Sllovakia, Rumania që Kosova nuk ekziston si shtet i vogël evropian për ta që duhet njohur. Macroni mbështeti linjën tuaj në 2017-ën, por ndërroi mendjen kur u ngrit Le Pen”, ka shkruar MacShane.