
Ish-sekretari gjeneral i NATO-s, Robertson vizitoi varrezat e dëshmorëve të UÇK-së
14 gusht 2021
| 16:40
Ish-sekretari gjeneral i NATO-s, Xhorxh Robertson sot ka vizituar Haraçinën.
Në kuadër të vizitës që vjen në vigjilje të 20-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, Robertson ka vizituar edhe varrezat e dëshmorëve, në Haraçinë
Lordi Robertson gjatë kësaj vizite është takuar edhe me shumë qytetarë, kurse si shenjë kujtimi, Haraçina ia ka bërë një dhuratë dhe një pllakatë me simbolin e shqiponjës.