Ish-sekretari i Mbrojtjes akuzon Trumpin për nxitje të dhunës
07 janar 2021
| 11:57
Ish-sekretari i Mbrojtjes së ShBA-së, James Mattis, ka akuzuar presidentin në detyrë, Donald Trump, për ngjarjet e mbrëmshme që ngjan në Kongres.
“Sulmi i dhunshëm në Kongresin tonë, ishte përpjekje për ta nënshtruar demokracinë tonë amerikane. Ajo u nxit nga Trump”, ka thënë Mattisi.
Mattisi, i cili kishte dhënë dorëheqje më 2018 pas mospajtimit me Trump, ka pohuar se “atij (Trump) iu dha mundësia prej disa pseudo-politikanëve emrat e të cilëve do të mbesin të poshtëruar si profile qyqarësh”.