Ish-sekretari i MPJD-së fajëson Enver Hoxhajn për punësimet e diplomatëve në 2011-ën
Ish-sekretari i Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Behar Isma, ka akuzuar ish-ministrin Enver Hoxhaj për punësime të paligjshme të diplomatëve në vitin 2011, gjatë deklarimit të tij në Komisionin Hetimor Parlamentar.
Ish-sekretari i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Behar Isma, ka fajësuar ish-ministrin Enver Hoxhaj për punësimin e disa diplomatëve në vitin 2011.
Sipas tij, Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës ka konstatuar se ata nuk janë pranuar në bazë të ligjit për shërbimet e jashtme dhe ligjit për shërbimin civil.
Ai këto deklarata i bëri në Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
E këto deklarata të ish-sekretarit të MPJD-së përplasen deputet e pozitës me atë të PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi.
Ky komision është ngrit edhe për tërheqjen e disa diplomatëve që janë bërë në vitin 2022, dhe arsyeja gati gjithë kësaj ka qenë ky komision të themelohet, pse keni tërheq disa diplomatë në vitin 2022 të cilët janë emëruar në vitin 2011, kush e ka mundësuar pranimin e tyre, me çfarë ligji janë pranuar, dhe a ka dhënë ndonjë vendim këshilli i pavarur mbikëqyrës i shërbyesve civil rreth kësaj tërheqje, dhe në bazë të asaj a është konstatuar ndonjë shkelje. Rreth këtyre tërheqjeve ka pas pluhur shumë. Kur janë emëruar këta a kanë pas garanci se këta do të kthehen pas mbarimit të misionit në MPJ. A keni ndërmarrë hapa konkret për këtë konkurs të vitit 2011, se e di që keni marrë hapa, por duke ditë se këtu ka shkelje të renda të ligjit a e keni drejtuar edhe këtë në prokurori, nëse po, a keni marrë përgjigje rreth emërimit të këtyre diplomateve që edhe pas një kohë të gjatë kanë marrë pagesa, si janë rregulluar ato. Sepse kjo shkelje është bazë për një hetim më të madh, a keni pas guximin që për atë periudhë t’i adresoni në prokurori ketë konkurs”, ka pyetur Haxhiu.
Ish-sekretari Isma tha se në bazë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës ka konstatuar se të gjitha këto emërime janë kundërligjore.
“Përmes procedurave të këtij konkursi del se janë propozuar disa kandidatë të cilët janë jashtë dispozitës ligjore, ministri i asaj kohe kishte përzgjedhur persona konkret të cilëve u ka lëshuar vendim për t’i dërguar në misione diplomatike. Përzgjedhja e tyre dhe vendimi i lëshuar për ta është bërë sipas praktikës së ngjashme me atë që bëhen emërime dhe angazhime të emëruarve politik. Vendimi për angazhimin e tyre në mision, duke pas si referencë atë konkurs, përmban vendimin, gradën, misionin, si dhe pagën në të njëjtën vendim. Se ky konkurs dhe kjo procedurë e dërgimit të emëruarve politik me vendim të ministrit nuk ka qenë as për së afërmi në përputhje me legjislacionin në fuqi për shërbyesit civil të cilët edhe e ka bërë vlerësimin Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për shërbimin civil ndër disa vendime të tij. Me rastin e kthimit nga misioni i tyre një pjesë e tyre janë sistemuar në Ministri dhe kanë udhëhequr me departament. Edhe Këshilli e konfirmon se këta nuk janë pranuar më bazë të ligjit për shërbimet e jashtme dhe ligjit për shërbimin civil. Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës ka vlerësuar si kundërligjore këto sisteme edhe në shumë raste”, ka thënë ai.
Deputetja e VV-së Fitore Pacolli, ka pyetur ish-sekretarin se a ka pasur shkelje në emërimin e këtyre pozitave në atë vit.
“A ka pasur shkelje të rëndë të ligjit në emërimin e këtyre pozitave”, ka pyetur ajo.
Ish-sekretari Isma ka thënë se këto janë edhe konstatimet të Këshillit.
“Për hir të vërtetës së këtyre fajeve që po i them, janë vendimet e Këshillit për të cilat emra nuk jam i interesuar të jap. Këto janë tre vendimet të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës, tre vendime me numra të ndryshme që i referohen ankesave që zyrtarët në mënyrë të kundërligjshme janë avancuar kanë bërë në Këshill dhe për të cilat Këshilli i ka refuzuar të triat dhe ka konfirmuar ligjshmërinë e vendimeve të cilat unë i kam marr”, ka thënë ai.
Deputetja Pacolli ka pyetur se cili ministër ka qenë në atë kohë kur kanë ndodhur këto emërime.
“A mund të na tregoni se gjatë periudhës që kanë ndodhur shkeljet cila ministra kanë qenë në krye të ministrisë”, ka pyetur ajo
Ish-sekretari Isma ka thënë se ministër në atë kohë kur kanë ndodhur këto punësime ka qenë Enver Hoxhaj.
“Ministër ka qenë i opozitës së tanishme i koleges deputet këtu, Enver Hoxhaj, në përudhen më të gjatë të gjithë këtyre emërimeve edhe sigurisht ministrave të tjerë. Një pjesë e këtyre vendime ka ndodhur edhe në periudha të tjera”, ka thënë ai.
E pas këtyre deklaratave pati përplasjes mes deputetëve të VV-së dhe deputetes së PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi.
Musliu Shoshi ka thënë se ish-sekretari nuk duhet të jep konstatime në lidhje me këtë rast, pasi sipas saj, kjo çështje është në gjykatë.
“Rasti është në gjykatë për të cilën ti nuk ke kompetencë, rasti është në gjykata, gjykata jep verdiktin final. Nuk je personi kompetentë me jep konkluza të tilla me i shku ministra që kanë qenë”, ka thënë ajo.
Kryetarja e Komisionit, Time Kadrijaj, ka pyetur se a ka qenë në bazë të ligjit pozita që ai ka pasur.
“Është ftuar në cilësinë e dëshmitarit ish-sekretarin e MPJD-së, Behar Isma. Për të sqaruar sjelljen tënd dhe raportit tënd në cilin vit je pranuar dhe në çfarë pozitë je pranuar. A është konform ligjit pozicioni yt. A është me ligj mbajtja e pozicionit ushtrues detyre për dy vite. Ju si jurist, ku mbështete ligjërisht avancimi juaja me rritjen e koeficienete mbi 100 për qind. Ku bazohen ligjërisht gradat ju që i keni dhënë dhe pesë gradat tuaja që i keni marr në prill të këtij viti”, ka thënë ajo.
Ish-sekretari Isma ka theksuar se pozitën e U.D e ka mbajtur sipas ligjit dhe rregullave.
Ai ka thënë se edhe për gradimet nuk ka pasur kapërcim të ligjit dhe rregullores për shërbimin e jashtëm.
“Çështja e avancimit tim dhe pozicionimi që mbaj. Në bazë të rregullores ne fakt, vendimin e qeverisë, për themelimin e akademisë diplomatikë në kuadër të MPJD, është në diskrecion të ministrit të vlerësoje dhe caktojë drejtor të akademisë. Ndërkaq prej atij pozicioni më 10 janar të vitit 2022 jam caktuar si UD i sekretarit të përgjithshëm i MPJD. Vlerësimi im është që kjo pozitë është mbajtur konform ligjit dhe rregullave. Sa i përket çështjes së gradave, janë të rregulluara me rregulloren për shërbimin e jashtëm dhe vlerësoj se sipas këtij ligji dhe kësaj rregullore, nuk ka asnjë kufizim në përcaktimin e gradës së parë të diplomatëve që janë të punësuar në MOJD, dhe vlerësoj se cdo gjë ka qenë konform rregullave”, ka dekalruar Isma.
Ndërkaq, ish-sekretari Isma ka folur edhe për gjendjen në të cilën e ka gjendur ministrinë kur marrë pozicionin në vitin 2022.
“Është shumë me rëndësi të potencojmë gjendjen që kam gjet ministrinë në vitin 2022 kur kam marrë detyrën e kemi pas me mungesë të raportimeve, në mungesë të rregullsive sa i përket regjistrimit të pasurisë l, raportimeve lidhur me shpenzimet e misioneve si avanse që kanë arritur në vlerën 2.2 milion dhe vetëm për dy vite këtë vlerë e kemi kthyer në vlerë simbolike 18 mijë euro dhe kemi mbyllur gjitha këto obligime”, ka thënë ai. / EO