Ish-sekretari i NATO-s, Javier Solana, shërohet nga koronavirusi
09 prill 2020
| 23:37
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Javier Solana, i cili u konfirmua i infektuar me koronavirus, përmes një shkrimi në “Twitter”, ka njoftuar se është shëruar dhe ka lëshuar spitalin ku po trajtohej nga kjo sëmundje.
“Pas katër javëve e gjysmë, po e lëshoj spitalin”, ka bërë të ditur Solana.
Ai falënderoi të gjithë miqtë që e kanë mbështetur gjatë kësaj kohe.