Ish-sekretarja amerikane: Kosova është e pavarur dhe duhet të njihet si e tillë
Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, ka thënë se Kosova është shtet i pavarur dhe si i tillë duhet të njihet.
Ajo pas pranimit të “Urdhrit të Lirisë” nga presidenti Hashim Thaçi, ka thënë se Amerika ka bërë gjënë e duhur kur ndihmojë çlirimin e Kosovës.
Jam shumë krenare për çdo gjë që ju dhe ne kemi bërë për t’i mundësuar këto gjëra. Nuk do të harroj kohën kur erdha në Prishtinë pas luftës, turmat e mëdha të njerëzve dhe shkrimet që thoshin: ‘Faleminderit Shtete të Bashkuara të Amerikës’. Mendoj që Shtetet e Bashkuara bënë gjënë e duhur kur ndihmuan popullin e Kosovës të fitojnë lirinë e tyre dhe të punojnë shumë. Jam shumë e lumtur që jam me ju sot këtu, që vazhdoni të punoni shumë për paqe dhe demokraci në Kosovë. Kosova është shtet i pavarur dhe duhet të njihet si i tillë. Jam e lumtur që njihemi si person që kontribuoi për të, si dhe për të gjitha ato vajzat e vogla emri i të cilave është Madeleine”, ka thënë Albright.
/Epoka e re/