Ish-senatori Bob Dole vdiq në gjumë
05 dhjetor 2021
| 18:19
Ish-senatori Bob Dole, ka vdekur sot në moshën 98 vjeçare.
Dole vdiq në gjumë, sipas një njoftimi nga Fondacioni Elizabeth Dole, shkruan USA Today.
Për të gjitha arritjet e tij, Dole donte të mbahej mend për shërbimin e tij – veçanërisht si një ushtar që humbi përdorimin e krahut të djathtë në fushën e betejës në Itali. “Veterani që dha maksimumin për vendin e tij”, përshkroi Dole se si donte të kujtohej, gjatë një interviste në maj 2013 në Fox News.