Ish-shefi i AKI-së dhe dy zyrtarët e tjerë deklarohen të pafajshëm për rastin e ‘gulenistëve’

24 mars 2021 | 14:02

Ish-shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Driton Gashi, drejtori i Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), Valon Krasniqi dhe drejtori i Drejtorisë për Migracion dhe të Huaj në kuadër të Policisë Kufitare, Rrahman Sylejmani janë deklaruar të pafajshëm për veprat që u ngarkohen në lidhje me depërtimin e gjashtë shtesave turq nga Kosova.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e ngarkon Driton Gashin, Valon Krasniqin dhe Rrahman Sylejmanin për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, si dhe Sylejmanin e akuzon edhe për privim të kundërligjshëm nga liria.

Pas leximit të aktit akuzues nga prokurorja Habibe Salihi, tre të akuzuarit mohuan në tërësi fajësinë për veprat penale që u vihen në barrë.

“Jemi totalisht të pafajshëm”, kanë deklaruar tre të akuzuarit.

Pas deklarimit, mbrojtësi i të akuzuarit Rrahman Sylejmani, avokati Flakron Sylejmani ka njoftuar gjykatën se ai nuk kishte qenë i pajisur me një kopje të aktakuzës.

Andaj, avokati Flakron Sylejmani ka kërkuar nga gjykata që konform ligjit, atij t’i dorëzohej kopja e aktakuzës, e cila kërkesë edhe u plotësua nga gjykata.

Lidhur me këtë, gjykatësja e rastit, Violeta Namani, ka deklaruar se ishte detyrë e mbrojtjes, që pas pranimit të thirrjes për seancë, të paraqisnin kërkesë në PSRK për tu pajisur me shkresa të lëndës.

Meqë të akuzuarit nuk e kanë pranuar fajësinë për veprat që u ngarkohen, gjykatësja Namani i ka udhëzuar ata që brenda 30 dite mund të paraqesin kundërshtimet e tyre për provat e përfshira në aktakuzë dhe kërkesë për hedhje të aktakuzës.

Seanca e shqyrtimit të dytë është caktuar të mbahet më 26 prill nga orën 09:30. /Betimi për Drejtësi/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Perspektivat e kryeministrit Benjamin Netanyahu për mbajtjen e pushtetit duket…