Ish-shefi i kabinetit të Presidentes tregon afatet për zgjedhjet: Këto janë katër datat e mundshme
Në Kosovë ka nisur të diskutohet për zgjedhjet. Kryeministri Albin Kurti tashmë ka bërë një ofertë “gjeneroze” duke thënë se është i gatshëm të ulet me opozitën, ndërsa partite kundërshtare kanë reaguar duke e caktuar edhe datën. Sido që të jetë zgjedhjet e rregullta në Kosovë nëse respektohet afati i rregullt nuk mbahen para vitit 2025.
Ish- shefi i kabinetit në Presidencën e Kosovës Blerim Vela përmes një infografike ka shpjeguar datat kur mund të mbahen zgjedhjet.
“Përgatita këtë infografikë informative duke shpjeguar afatin kohor deri në zgjedhjet e rregullta parlamentare të vitit 2025 në Kosovë. Megjithatë, nëse zgjedhjet e parakohshme mbahen në vitin 2024, ato do të zhvillohen ndërmjet 30-45 ditësh nga dita e shpërbërjes së Parlamentit”, ka shkruar ai në “X”.
Përmbajtja e infografikës:
25 Korrik 2024: Data më e hershme e mundshme kur mund të caktohet data e zgjedhjeve
15 nëntor 2024: Data e fundit kur mund të caktohet data e zgjedhjeve.
25 dhjetor 2024: Data e parë e mundshme për fillimin e fushatës elektorale zgjedhore.
15 janar 2025: Data e fundit e mundshme për fillimin e fushatës elektorale.
25 janar 2025: Data e parë e mundshme e zgjedhjeve
1 shkurt 2025: Data e dytë e mundshme e zgjedhjeve
8 shkurt 2025: Data e tretë e mundshme e zgjedhjeve
15 shkurt 2025: Data e katërt e mundshme e zgjedhjeve.
Postimi i plotë: