Ish-shefi i ‘Plisave’ ironizon me karantinen “Për që vjen dita me ua qit rampën llapjonve dhe drenicakve kurr se kisha menu”
12 prill 2020
| 00:47
Ish-drejtuesi i “Plisave”, Albert Kastrati përmes një postimi në facebook ka gjetur kohën që të ironizoj pas futjes së Prishtinës në karantinë.
Kastrati në këtë postim ka thënë që nuk e kishte besu se do të vijë kjo ditë që të ndalohen të hyjnë në Prishtinë, drenicakët dhe llapjonët.
Gjatë mbrëmjes së sotme është marrë vendim që Prishtina të futet në karantinë për shkak që vetëm sot kanë dalur 20 raste të reja në kryeqytet me koronavirus.