Ish-shefi i ‘Starbucks’-it mund të garojë për president të ShBA-së
Ish-shefi ekzekutiv i zinxhirit të restoranteve të kafesë “Starbucks”, ka thënë së është duke e shqyrtuar seriozisht kandidimin për president të Shteteve të Bashkuara.
Howard Schultz, i cili ka dhënë dorëheqje nga posti në “Starbucks” vitin e kaluar, ka thënë se po konsideron të garojë si kandidat i pavarur i qendrës në vitin 2020.
Në disa postime në llogarinë e vet në “Twitter”, Schultzi ka thënë se dy partitë më të mëdha politike në ShBA “janë më të ndara se kurrë”.
“Le të diskutojmë se si mund të bashkohemi për të krijuar mundësi për më shumë njerëz”, ka thënë ai.
Në një intervistë për “CBS”-in, Schultzi ka thënë se ka qenë “demokrat i përjetshëm”, por e ka kritikuar sistemin aktual të dominuar nga dy parti.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj komenteve të tij me një postim në “Twitter”, duke thënë se “Schultz nuk e ka guximin për të garuar për president”.