Ish-shefit të NATO-s i ndalohet hyrja në ShBA
25 qershor 2018
| 12:26
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) ia ka ndaluar hyrjen në vend, Havier Solana, ish-sekretar i përgjithshëm i NATO-s dhe ish-ministër i Jashtëm i Spanjës, pasi ka udhëtuar për në Iran, një nga vendet të cilat presidenti Donald Trump i ka vendosur në “listën e zezë” të tij.
Solana, i cili duhej të mbajë një fjalim në Institutin Brookings në Uashington, i është refuzuar viza amerikane në sistemin elektronik “për shkak të vizitës së një shteti armik”, ka shkruar gazeta spanjolle “Pais.