Ish-sportistja vetëvritet live në ‘Instagram’

03 shtator 2021 | 16:06

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur kur ish-kampionia e wrestling, Dafney Unger ka vdekur në moshën 46-vjeçare.

Ajo i ka dhënë fund jetës së saj përmes një video live në rrjetin social “Instagram”.

E gjithë kjo ka ndodhur në mëngjesin e djeshëm. Ajo postoi një video live, teksa mbante në dorë një armë, duke qëlluar veten. Dafnei më pas u gjet e vdekur në rezidencën e saj në Norkros, një qytet i vogël në verilindje të Atlantës.

“A nuk e kuptoni që jam vetëm? A nuk e kuptoni këtë? Mos harroni, truri im shkon në Boston”, ishin fjalët e fundit që ish-sportistja i ka thënë, para se ti jetë fund jetës. Video e saj u hoq menjëherë nga “Instagram”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar llogaritë qeveritare…