Ish-studenti i UP-së pranohet asistent mësimor dhe hulumtues shkencor në një nga universitetet më prestigjioze në botë

15 shtator 2024 | 20:04

Studenti i Universitetit të Prishtinës, Lir Hoxhaj, i cili ka studiuar në Fakultetin Ekonomik dhe i cili ka qenë një njër studentët më të dalluar të UP-së, ka arritur të pranohet në një nga universitetet më prestigjoze në botë, Imperial College London, pas perfundimit studimeve master në Universitetin e Bristolit.

Lir Hoxhaj, në LinkedIn ka treguar se ka arritur me sukses të pranohet si hulumtues shkencor dhe asistent mësimor në Imperial College Bussiness School, që është pjesë e Imperial College në Londër të Britanisë së Madhe.

“Jam i lumtur të ndaj me ju që po filloj një pozicion të ri si Kërkues Shkencor dhe Asistent Mësimor në Shkollën e Biznesit të Kolegjit Imperial!”, ka shkruar Lir Hoxhaj në Linkedin.

Në renditjen nga te World University Rankings, sipas Times Higher Education World University Rankings për 2024, Imperial College London është i treti në Britani të Madhe dhe i teti në botë!

Për sukseset e Lir Hoxhajt, vitin e kaluar ka shkruar edhe Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi.

“Rektori Qerimi e nisi javën me një takim spontan, e të këndshëm. Lir Hoxhaj, student i dalluar i Fakultetit Ekonomik, pranoi diplomën me notë mesatare 10.00, nga Rektori. Ata shfrytëzuan rastin që të bëjnë edhe një selfie e të diskutojnë për të ardhmen e Lirit, i cili po bëhet gati që studimet e tij t’i vazhdoj në Angli”, thuhej në njoftimin e UP-së, kur Lir Hoxhaj mori diplomën nga Rektori.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova e Dusseldorfit nuk njeh humbje në pesë javët e…