Ish-studentja e UMIB-it lobon për liberalizmin e vizave për Kosovën
21 korrik 2020
| 22:57
Ish-studentja e Fakultetit Juridik në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”(UMIB), Albulena Uka, e cila më pas ka kryer studimet në nivelin master në Universitetin e Gentit në Belgjikë, ka zhvilluar një takim me deputeten e Parlamentit Evropian, Violavon Cramon e cila është raportuese për Kosovën.
Albulena, e cila është mbesë e heroit, Mehë Uka, ka lobuar për liberalizmin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Në një postim në ‘Facebook’, ish-studentja e UMIB-it është shprehur e lumtur për këtë takim me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian.
Përndryshe kjo e re mitrovicase, ishte nderuar nga UMIB-i për suksesin e saj si studente, duke diplomuar me notën mesatare 10, në Fakultetin Juridik.