Ish-sulmuesi i Anglisë: Nuk ishte penallti

08 korrik 2021 | 11:16

Anglia u kualifikua për herë të parë në finalen e një Kampionati Evropian, pasi e eliminoi Danimarkën pas vazhdimeve me rezultat 2-1.

Penalltia e fituar nga Sterling ishte vendimtare në fitoren e Anglisë, por ish-sulmuesi anglez, Darren Bent ka konsideruar se rasti në fjalë nuk ishte penallti.

“Nuk është një penallti, nuk ka asnjë kontakt aty brenda. Unë mendoj se ka një prekje të vogël. Nuk mendoj se ishte një penallti, por Raheem Sterling fitoi të drejtën për ta marrë atë penallti sepse sa herë që merrte topin, ai po hynte në zonë dhe përpiqej të bënte gjërat të ndodhnin”, ka thënë Bent.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Katër persona të dyshuar për vrasjen e Presidentit të Haitit,…